“Just play, have fun, enjoy the game”, mesazhi Ramës para ndeshjes: Megjithë forcën e zemrës uroj të fitojnë kuqezinjtë

Publikuar tek: politike, më 16:22 08-10-2015 “Just play, have fun, enjoy the game”, mesazhi Ramës para ndeshjes: Megjithë forcën e zemrës uroj të fitojnë kuqezinjtë Foto ilustruese

Për kryeministrin Rama ajo që ka rëndësi në këtë ndeshje është thjesht loja, argëtimi dhe shijimi i ndeshjes. Nëse në ndeshjet e mëparshme kryeministri fliste vetëm për fitore të kombëtares tonë, këtë herë që Shqipëria luan me Serbinë, Rama ka hequr dorë nga tifozllëku, ndonëse thotë se uron me gjithë zemër fitoren e kuqezinjve.

Kryeministri publikon këto foto vetëm disa orë para ndeshjes së madhe. Janë përgatitur posaçërisht disa bluza me flamujt e Shqipërisë dhe Serbisë të cilat janë veshur nga studentët serbë. Në bluzat e veshura nga studentët që janë në Elbasan Arena lexohet vetëm një mesazh “ Just play, have fun, enjoy the game”, mesazh që kryeministri e përsëriti edhe disa ditë më parë në ceremoninë e dhënies së titullit Honoris Causa për trajnerin e kombëtares Gianni De Biasi.

“Uroj me të gjithë forcën e zemrës që sot të fitojnë Kuqezinjtë. Të fitojë tradita e shtëpisë së shqiptarit në shkallët e stadiumit. Të fitojë dinjiteti europian i këtij vendi pavarësisht se si mund të rrotullohet topi i futbollit.

Mos të harrojmë asnjë çast se, pas asaj që ndodhi në stadiumin e Beogradit, sot e gjithë bota i ka sytë në Elbasan Arena. Prandaj dashurinë për Kuqezinjtë ta tregojmë jo vetëm duke brohoritur parreshtur për ta, por edhe duke mos cënuar në asnjë mënyrë FAIR PLAY-n dhe ecurinë e mëtejshme të kësaj Kombëtareje drejt finaleve të Euro2016. E po njësoj, duke mos cënuar kurrësesi imazhin e Shqipërisë që ecën drejt Europës së Bashkuar.

Kjo është një mbrëmje historike për futbollin shqiptar dhe një test historik për dinjitetin tonë europian si vend mikrpitës.

Por nëse në fushën e lojës rezultatin final e vendos beteja me një kundërshtar shumë të fortë, gjatë dhe pas ndeshjes rezultatin e sjelljes dinjitoze e kemi në dorë vetëm ne, shqiptarët për Shqipërinë që duam’, shkruan kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EKSKLUZIVE/Ambasadori Ilir Boçka për newsbomb.al: S’mund të merrja notë proteste mes natës, sepse dikush kishte hedhur një gur
Berisha sqaron opinionin publik: Çfarë i thashë Ramës kur më erdhi në foltore »
Article Logic
Execution time: 0.019798994064331
array(1) { ["section"]=> string(119) "just-play-have-fun-enjoy-the-game-mesazhi-rames-para-ndeshjes-megjithe-forcen-e-zemres-uroj-te-fitojne-kuqezinjte-22652" }