Justin Bieber akuzon One Direction se i kanë vjedhur fushatën për albumin e ri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:06 07-10-2015 Justin Bieber akuzon One Direction se i kanë vjedhur fushatën për albumin e ri Justin Bieber

Justin Bieber akuzon One Direction se i kanë vjedhur fushatën për albumin që do të vijë duke nxjerrë albumin e tyre në të njëjtën ditë, raportojnë mediat britanike. 

Pop Star ka botuar në Snapchat një video në të cilën thotë: “si do të jetë shprehja juaj kur të nxirrni albumin në të njëjtën ditë si Justin Bieber”.

“Edhe ata kanë të drejtë për pak promo apo jo?" i tha ai  radios Smash të Zelandës së re. “Kjo është strategjia e tyre, por datën e lancimit të albumit unë e kam thënë më parë. Po sidoqoftë. Do të kënaqemi. Jam i lumtur të shoh se çdo të ndodhë” tha Bieber.

Të dy albumet pritet të dalin në 13 nëntor. Albumi i One Direction do të quhet Made in the AM dhe do të jetë i pari i tyre që nga largimi i Zayn Malik nga banda. Albumi i Bieber do të ketë titullin Purpose pasi vetë këngëtari ka publikuar një foto tattoo me emrin e albumit në pjesën e barkut. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052743196487427
array(1) { ["section"]=> string(84) "justin-bieber-akuzon-one-direction-se-i-kane-vjedhur-fushaten-per-albumin-e-ri-22531" }