Justin Bieber s’ ka mahnitur vetëm të dashurën por edhe babanë e saj. Si ia fitoi zemrën “vjehrrit”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:12 05-09-2016 Justin Bieber s’ ka mahnitur vetëm të dashurën por edhe babanë e saj. Si ia fitoi zemrën “vjehrrit”

Askush nga publiku nuk e priste që marrëdhënia midis Bieberit dhe vajzës së këngëtarit legjendar Lionel Richie të bëhej aq serioze, por çifti i theu të gjitha pritshmëritë.

Përveç  Sofias, Justin ka arritur t’i fitojë edhe zemrën e babait të saj, Lionel-it.

Sipas HollywoodLife, këngëtari legjendar e adhuron Justin-in dhe është shumë i lumtur që ai dhe Sofia janë bashkë.

Në fillim pritshmëritë e Richie-t  ishin shumë të ulëta për shkak të thashethemeve që qarkullojnë për Justin-in. Ai priste të takonte një shejtan të llastuar, por i rezultoi krejt e kundërta.

“Justin e mahniti atë pasi rezultoi të ishte një fans i zjarrtë i cili ishte rritur duke dëgjuar këngët e Lionel”, tha një burim për HollyëoodLife.

Sipas të njëjtit burim, këngëtari i hitit “Sorry” është treguar një zotëri i vërtetë me Sofian, të paktën deri më tani. Richie është kënaqur kur Justin u tregoi vendin fansave pasi ata u sollën keq me të bijën. Kaq ka mjaftuar që edhe zoti Richie të bjerë në “rrjetën” e Bieber.

justinbieber.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019825220108032
array(1) { ["section"]=> string(101) "justin-bieber-s-ka-mahnitur-vetem-te-dashuren-por-edhe-babane-e-saj-si-ia-fitoi-zemren-vjehrrit-51912" }