Juventuesi u rrah keq, “bëhet i gjallë” më në fund Edi Rama

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:20 04-06-2017 Juventuesi u rrah keq, “bëhet i gjallë” më në fund Edi Rama

Juventuesi humbi përballë Realit me rezultatin 1-4 dhe Rama si tifoz “i thekur” i “Zonjës së Vjetër” e ka përjetuar keq këtë humbje të cilën po e përdorin edhe kundërshtarët e tij politikë si “armë” për humor në rrjetet sociale.

Por Rama nuk është ndalur më te humbja dhe e ka nisur mëngjesin me një video të transformimit të ish-kompleksit “Dinamo”

“MIRËMËNGJES !

dhe ju uroj një të dielë të mbarë me këtë video të transformimit të ish Kompleksit Sportiv Dinamo nga një ngrehinë e rrënuar deri në 2013, në Parkun Olimpik të Tiranës që sot çel dyert për sportistët, federatat e sporteve dhe të gjithë qytetarët ?

Kemi bërë shumë për Tiranën. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #TiranënQëDuam #ShqipërinëQëDuam me #Shtet “, shkruan kryeministri.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022469043731689
array(1) { ["section"]=> string(62) "juventuesi-u-rrah-keq-behet-i-gjalle-me-ne-fund-edi-rama-81138" }