Juventus bën përmbysjen e madhe, ndihmohet nga tripleta e Dybalës

Publikuar tek: sport, më 21:11 26-08-2017 Juventus bën përmbysjen e madhe, ndihmohet nga tripleta e Dybalës

Pavarsisht se e nis shumë keq, me 2 gola të pësuar në 10 minuta, Juventusi ia doli të merrte një fitore përballë Xhenoas.

“Bardhezinjtë” e nisën në mënyrën më të keqe sfidën, ku në minutën e parë Miralem Pjaniç shënoi një autogol dhe gjashtë minuta më vonë ishte sulmuesi Andrey Galabinov i cili dyfishoi rezultatin në 2-0 për vendasit me 11-metërsh.

Por  bardhezinjtë nuk u dorëzuan, duke treguar karakter dhe një “fytyrë” tjetër në lojë. Në pjesën e parë ishte Dibala që shënoi dy herë në minutat 14 dhe 45, duke barazuar në 2-2.

Përpjekja për fitore vazhdoi dhe Juventusi e vulosi atë e 62-të kur Juan Kuadrado shënoi për 2-3, ndërsa  rezultatin përfundimtar e kompletoi në 2-4 Dibala që shoëni golin e tretë të tij dhe të 4-in e takimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Uefa publikon renditjen, Real Madrid udhëheq Europën, Skënderbeu klubi më i mirë shqiptar
Icardi dhe Perisic “gjynjzojnë” me përmbysje Romën në “Olimpico” »
Article Logic
Execution time: 0.02054500579834
array(1) { ["section"]=> string(70) "juventus-ben-permbysjen-e-madhe-ndihmohet-nga-tripleta-e-dybales-90280" }