Juventus dhe PSG bien dakort, 80 milionë euro për Paul Pogba

Publikuar tek: sport, më 14:04 30-04-2015 Juventus dhe PSG bien dakort, 80 milionë euro për Paul Pogba

Oferta e PSG prej 80 milionë euro për 22 vjeçarin Paul Pogba, është pranuar nga Juventus. Lajmin e bën të dtur “Goal.com”, por sipas tyre, edhe pse kampionët e “Ligue 1” kanë hedhur një hap mjaft të rëndësishëm në negociata, ende nuk ka një garanci se Pogba do të bie dakort.

 Pronari i PSG Nasser Al-Khelaifi, u takua me Pogbanë dhe përfaëqsuesit e tij në Monte Carlo, por lojtari nuk ra dakort për ofertat financiare.

Edhe drejtori sportiv Juve Giuseppe Marotta u shpreh pas ndeshjes me Fiorentinën se nuk ka dëshirë ta shesë Paulin, megjithëse e pranoi se çdo lojtar e ka një çmim.

PSG pritet të shesë disa lojtarë për të barazuar disi buzhetin, nëse Pogba do të zgjedhë të bashkohet me Paris Saint-Germain.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kupa e Shqipërisë/ Laçi pa Cetkoviç, mesfushori mbyll sezonin
Avdijaj ka surprizuar Strum Graz me performancën e tij »
Article Logic
Execution time: 0.021881103515625
array(1) { ["section"]=> string(65) "juventus-dhe-psg-bien-dakort-80-milione-euro-per-paul-pogba-10074" }