Juventus do ta kishte blerë Ronaldon që kur ishte 18 vjeç, por dështoi për faj të këtij lojtari

Publikuar tek: sport, më 19:47 05-07-2018 Juventus do ta kishte blerë Ronaldon që kur ishte 18 vjeç, por dështoi për faj të këtij lojtari Ronaldo

Këto ditë të fundit Botërori është eklipsuar nga lajmet e merkatos mbi një transferim të mundshëm të Kristiano Ronaldos te Juventus.

“Ylli” portugez e ka vendosur prej kohësh që të largohet nga Real Madrid, e mesa duket ai ka zgjedhur edhe ekipin ku do të shkojë, me italianët që tashmë janë pothuajse të sigurt për këtë “mega” lëvizje. Por një fakt interesant që duhet kujtuar është se “Zonja e vjetër” do ta kishte blerë portugezin që kur ai luante për Sportingun në Lisbonë, por i gjithë transferimi dështoi për faj të një lojtari.

Juventues kishte tentuar shkëmbimin e tij me futbollistin e asaj kohe Marcelo Salas, por ky i fundit refuzoi të kalonte në Portugali, duke bërë që lëvizja të mos realizohej. Marcelo Salas tashmë 43 vjeç ishte një lojtar kilian që u aktivizua te kampionët e Italisë për 5 sezone, nga viti 2001-2005, por që për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme nuk arriti të linte asnjë shenjë.

Ai erdhi te bardhezinjtë nga Lazio ku për tre vite realizoi 34 gola, por në Torino dështoi të shfaqte vlerat e tij. Sot Juventus është gati të paguajë deri në 120 milionë Euro për CR7, ndërkohë që në vitin 2003 do ta kishte marr jo vetëm shumë më lirë, por edhe në periudhën ku ai ende nuk kishte magjepsur botën me talentin e tij, në qoftë se Salas do të kishte thënë po

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sporti në zi, ndahet nga jeta Skënder Hyka, ish futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares
»
Article Logic
Execution time: 0.019294023513794
array(1) { ["section"]=> string(101) "juventus-do-ta-kishte-blere-ronaldon-qe-kur-ishte-18-vjec-por-deshtoi-per-faj-te-ketij-lojtari-126902" }