Është Juventus, fituesi i përballjes kryesore të javës së 11-të të Serie A me Milanin.
Bardhezinjtë e Alegrit u treguan më të saktë në administrimin e lojës duke shënuar dy herë. Do të ishte Gonazlo Higuain i cili do të shënonte në pjesën e parë që në minutën e 23-të. Pavarsisht se Milan u përpoq të reagonte, por djemtë e Inzagit u treguan të pafuqishëm për të reaguar dhe konkretizuar aksione të rrezikshme.
Në pjesën e dytë do të ishte sërish Higuain i cili do të dyfishonte rezultatin duke shuar shpresat e Milan për të marrë pikë në këtë ndeshje.
Pas kësaj ndeshje Juventus ndodhet përkohësisht në vendin e parë dhe pret përballjet e Inter dhe Napoli që do të luajnë të dielën dhe të hënën.
Ndërsa Milan vazhdon të zhytet sa më shumë në mesin e tabelës dhe tani është në një krizë të gjatë prej një muaji.