Juventus i pathyeshëm, shënon sërish Ronaldo

Publikuar tek: sport, më 22:02 23-09-2018 Juventus i pathyeshëm, shënon sërish Ronaldo

Juventus ka vuajtur jashtë mase ndaj Frosinone-s por në fund ka marrë një fitore 2-0 të merituar falë golit të Ronaldo-s që zhbllokoi rezultatin dhe Bernardeschi-t që vulosi fitoren.

 

Me këtë fitore Juve mbetet në krye të renditjes së Serie A me pesë fitore nga pesë ndeshje. Ashtu siç pritej, Juventus e nis lojën duke ushtruar presion ndaj kundërshtarit duke e mbajtur në gjysmëfushën e tij. Ronaldo mund të kishte kaluar të tijtë në avantazh po të mos kishte qenë për mbrojtësin që e largoi nga vija fatale.

Ndeshja i përket vetëm miqve por mundësitë e pastra për gol mungojnë për shkak se Frosinone mbrohet me 10 lojtarë brenda zonës duke mos lejuar hapësira. Juve tenton me krosime brenda zonës, me kombinime apo me goditje nga distanca, por asgjë nuk ka efekt.

Pas pushimit është e njëjta histori, madhe Ronaldo humbet dy mundësi të tjera, sidomos një rast ku donte të bënte gol me thembër por që pritet nga portieri. Minutat kalojnë dhe Frosinone-s i rritet vetëbesimi teksa lojtarët vendas besojnë se mund të marrin një barazim nga ndeshja me Juve-n. Por në minutën e 82’ godet Cristiano Ronaldo. Pasi merr një pasim të bukur brenda zonës, portugezi godet me të parën duke zhbllokuar rezultatin. Një gol i merituar për miqtë që sigurojnë fitoren me golin e Bernardeschi-t në kohën shtesë pas një kundërsulmi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërcënohet me jetë sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj
»
Article Logic
Execution time: 0.0089490413665771
array(1) { ["section"]=> string(50) "juventus-i-pathyeshem-shenon-serish-ronaldo-135349" }