Juventus mendon për merkaton, gati të bëjë çmenduri për mesfushorin gjerman

Publikuar tek: sport, më 23:37 30-12-2017 Juventus mendon për merkaton, gati të bëjë çmenduri për mesfushorin gjerman

Juventus duket se ka gjetur ritmin e duhur në kampionatin italian dhe për momentin është në vendin e dytë pas Napolit.

Por edhe pse në formë të mirë, klubi juventin po mendon për përforcime të reja.

Dhe lojtari i duhur që kanë pikasur drejtuesit e Juventus, është Leon Goretska.

Mesfushori gjerman është duke shkëlqyer me Shalke 04 dhe është në qendër të vëmendjes së shumë klubeve europiane.

Por duket se deri më tani, më i favorizuari është Juventus, që është i gatshëm të ofrojë dhe Pjaca për të marrë gjermanin Leon Goretska në Torino, por edhe mbi 80 milion euro. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inter nuk del nga kriza, barazim i “bardhë” me Lacion
»
Article Logic
Execution time: 0.016464948654175
array(1) { ["section"]=> string(81) "juventus-mendon-per-merkaton-gati-te-beje-cmenduri-per-mesfushorin-gjerman-104985" }