Juventus nuk fal asgjë, kualifikohet dhe gjen Interin në gjysmëfinale

Publikuar tek: sport, më 23:27 20-01-2016 Juventus nuk fal asgjë, kualifikohet dhe gjen Interin në gjysmëfinale

Juventusi siguroi kualifikimin në Kupën e Italisë, falë fitores minimale 1-0 kundër Lacios.

Pas triumfit të sotëm, bardhezinjtë do të kërkojnë të eleminojnë një tjetër ekip të madh, pasi në përballjen e radhës do të zbresin në fushë kundër Interit, shkruan Sportal.

Pjesa e parë i kurseu rastet dhe emocionet. Ekipet luajtën një përballje të ekuilibruar, edhe pse Juventusi krijoi më shumë rrezik, ndërsa Lacio mbajti shpresat gjallë falë formës së mrekullueshme të portierit, Etrit Berisha.

Pas pushimit, vendasit u kthyen në “fantazma”, pasi nuk arritën kurrë të krijojnë rrezik në gjysmëfushën bardhezi, ndërsa Juventusi zhbllokoi rezultatin me golin e mbrojtësit Lihtshtajner, si edhe pati shansin të dyfishojë me sulmuesin Zaza, i cili nuk e kaloi dot shtyllën.

Pas pesimit të golit, Lacio pranoi humbjen, duke mos e shqetësuar avantazhin e “Zonjës së Vjetër”, e cila vijon serinë e gjata të fitoreve, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Italisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat: Mancini te Italia, Mourinho rikthehet te Inter
Shqipëria dhe Kosova konkurrojnë të ndara në Europian, njohin kundërshtarët »
Article Logic
Execution time: 0.025370121002197
array(1) { ["section"]=> string(74) "juventus-nuk-fal-asgje-kualifikohet-dhe-gjen-interin-ne-gjysmefinale-30542" }