Juventus nuk zhgënjen, Man.City mposhtet nga Barcelona

Publikuar tek: sport, më 22:48 24-02-2015 Juventus nuk zhgënjen, Man.City mposhtet nga Barcelona

Kanë mjaftuar dy gola në pjesën e parë nga Suarez për t’i dhënë Barcelonës një fitore të rëndësishme kundër Manchester City-t. Edhe në ndeshjen tjetër midis Juventus dhe Dortmund, golat e shënuar në 45 minutëshin e parë kanë vendosur sfidën.

Një ndeshje me tension, gola, kartona dhe penallti e humbur ka qenë ajo midis Manchester City dhe Barcelonës. Luis Suarez me dy golat e tij në minutat e 16 dhe 30, i kanë siguruar fitoren katalanasve, të cilët konfirmuan formën e tyre të mirë që po kalojnë aktualisht. Për vendasit i vetmi që shënoi ishte Sergio Aguero në minutën e 69, gol që nuk vlen shumë për anglezët. Megjithatë, sfida ka ofruar surpriza deri në minutën e fundit të saj, siç ishte edhe penalltia e humbur nga Lionel Messi.

Katër kartona të verdhë nga të dyja krahët dhe një i kuq për Clichy janë dhënë nga gjyqtari i ndeshjes gjatë 90 minutave.

Dortmund nuk ka mundur dot të ruaj të njejtën performancë në Champions League, si në Bundesligën gjermane. Ekipi i Massimo Allegrit ka qenë një pengesë e pa kapërcyeshme për gjermanët, të cilët e gjetën veten në disavantazh që në minutën e 13, pas golit të shënuar nga argjentinasi Carlos Tevez. Megjithatë, skuadra e Jurgen Klopp u përgjigj me shpejtësi dhe vetëm 5 minuta me vonë Marco Reus barazoi rezultatin në Juventus Stadium. Por italianët e kishin të qartë objektivin e tyre dhe ai ishte vetëm fitorja. Për realizimin e tij mendoi Morata, i cili dy minuta pas përfundimit të pjesës së parë entuziazmoi sërish vendasit me golin e tij. Pjesa e dytë nuk solli ndryshim të rezultatit, pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja ekipet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vokrri: Kosova shumë shpejt në UEFA
Fernando Alonso ende në spital, rrezikon garën »
Article Logic
Execution time: 0.018709182739258
array(1) { ["section"]=> string(58) "juventus-nuk-zhgenjen-man-city-mposhtet-nga-barcelona-4362" }