Juventus paguan 2 milionë euro për talentin shqiptar Rey Manaj

Publikuar tek: sport, më 13:49 20-04-2015 Juventus paguan 2 milionë euro për talentin shqiptar Rey Manaj

Talenti i përfaqësueses shqiptare të futbollit U-21, Rey Manaj, ka siguruar kalimin te klubi i Juventusit, pas pagesës prej 2 milionë euro.

Sipas Calciomercato.com, Zonja e Vjetër i ka paguar Cremoneses 2 milionë euro për talentin shqiptar, duke mposhtur Interin dhe Milanin të cilët ishin të interesuar për Manajn. Rey Manaj ka lindur në vitin 1997 dhe ka rolin e sulmuesit. Ai do të veshë shumë shpejt fanellën e Bardh e Zinjve, dhe do të testohet në fazën përgatitore për sezonin 2015-2016.

Sulmuesi i përfaqësueses së 19-vjeçarëve që drejtohen nga Altin Lala në këtë sezon ka zhvilluar 10 ndeshje me fanellën e Cremoneses në Lega Pro duke shënuar edhe 1 gol.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018743991851807
array(1) { ["section"]=> string(67) "juventus-paguan-2-milione-euro-per-talentin-shqiptar-rey-manaj-9234" }