Juventus rikthehet në krye, Icardi udhëheq Interin në fitoren e tretë radhazi

Publikuar tek: sport, më 22:42 21-09-2016 Juventus rikthehet në krye, Icardi udhëheq Interin në fitoren e tretë radhazi

Java e pestë e Serie A ka vijuar me fitore për tre skuadrat më me emër. Juventusi pas humbjes në “San Siro” ka arritur që të bëjë autokritikë me katër gola që i ka shënuar në portën e Cagliarit dhe merr vendin e parë në tabelë. Rugani shënon golin e parë, ndërsa pasohet nga Higuain dhe Alvesh. Në pjesën e dytë shënon autogol Cepittelli, duke “vulosur” fatin e këtij takimi.

Interi i falet dy golave të shpejtë të shënuar nga Mauro Icardi në minutat 10 dhe 17, duke gjetur fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe tashmë ka siguruar vendin e pestë në tabelën e klasifikimit, dy pikë më pak se Juventus që ndodhet në vendin e parë.

Roma ka regjistruar një tjetër fitore të thellë në “Olimpico”, ku ka mundur Crotonen me rezultatin 4-0. Në këtë takim shënoi dopietë Dzeko, ndërsa rrjetën e gjetën El Shaarawy dhe Salah. Roma ndodhet në kuotën e 10 pikëve, pasi të dielën u mund 1-0 nga Fiorentina.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita ndërkombëtare e paqes, Fenomeni Ronaldo kujton vizitën në Kosovë
Ukraina zgjedh shtetin ku do të luaj ndeshjen kundër Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.017522096633911
array(1) { ["section"]=> string(82) "juventus-rikthehet-ne-krye-icardi-udheheq-interin-ne-fitoren-e-trete-radhazi-53693" }