Juventus ka mposhtur 3-0 Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”, duke siguruar biletën për në çerekfinalet e Champions League.
Me një Tevez që ishte në formën e tij më të mirë, Juventus kaloi i pari në avantazh pikërisht me argjentinasin që në minutën e tretë të ndeshjes. Skuadra e Allegrit, ndonëse kishte siguruar një fitore 2-1 në ndeshjen parë në Torino, i kishte vendosur vetes objektiv vetëm fitoren.
Një gol i Morata-s në minutën e 70 dhe sërish Tevez në të 79-ën e dërguan zonjën e vjetër në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm europian.
Barcelona është çerekfinalistja e fundit e Champions League. Katalanasit janë mjaftuar me një fitore minimale 1-0 ndaj Manchester City-t për të siguruar kalimin në fazën tjetër.
Ishte goli i Rakitic në minutën e 31 ai që i dha avantazhin Barcelonës në këtë ndeshje, rezultat i cili nuk ndryshoi deri në përfundim të takimit. Anglezët patën një mundësi të përkryer për të barazuar shifrat në “Camp Nou”, por Sergio Aguero dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Me përfundimin e dy ndeshjeve të fundit janë përcaktuar edhe skuadrat që do të luajnë në çerekfinalet e Champions League, me objektivin e vetëm për të vijuar e tej ecurinë e tyre në këtë kompeticion.
Skuadrat çerekfinaliste:
Rel Madrid
Porto
PSG
Bayern Munich
Atletico Madrid
Monaco
Juventus
Barcelona
Super goli i Tevez ndaj Dortmund (Video)
Në stadiumin “Signal Iduna Park” është duke u luajtur ndeshja midis Dortmund dhe Juventus e vlefshme për kualifikimin në raundin e ccerekfinaleve të Champions League.
Është Juventus ai që ka kaluar i pari në avantazh me anë të një supergoli të realizuar nga argjentinasi Carlos Tevez në minutën e 3-të.
Ndërkohë që ndeshja tjetër që po zhvillohet aktuliasht është ajo midis Barcelonës dhe Manchester Cityt.