Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, mes Atalantës dhe Juventusit me rezultatin 0-1.
Bardhezinjtë janë shumë pranë kualifikimit për në finalen e Kupës. “Zonja e Vjetër” kaloi e para në avantazh që në minutën e 3, me anë të Higuain.
Në minutën e 25 Atalanta pati një shans të “artë” teksa arbitri akordoi një penallti, që u humb nga Gomez.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë në fraksionin e dytë pati disa raste për të dyja ekipet, të cilat nuk arritën t’i shndërronin në gola.
U mbyll kështu sfida me rezultatin 0-1, bardhezinjtë që janë favorit për të shkuar në finale.