Juventus vuan, por në fund triumfon ndaj Lazios

Publikuar tek: sport, më 23:53 27-01-2019 Juventus vuan, por në fund triumfon ndaj Lazios

Juventusi kthen rezultatin duke mposhtur Lazion dhe tregon sërish që nuk ka rivalë në Serie A.

Bardhezinjtë e përmbysën Lazion duke fituar 1-2 në Olimpico të Romës dhe duke hedhur një hap të sigurtë drejt titullit kampion, tashmë 11 pikë larg ndaj Napolit ndjekës.

Edhe në një ndeshje ku nuk prodhoi pothuajse asgjë për pjesën më të madhe të kohës, madje u dominua nga Lazio për rreth 70 minuta, Juventusi në fund doli me tre pikë për të treguar se Itali janë bardhezinjtë ata që komandojnë. Pas përpjekjeve të shumta në pjesën e parë, dhe pritjeve të njëpasnjëshme të portierit Sczeszny, Lazio zhbllokoi shifrat në minutën e 59-të me një autogol të Emre Can.

Pak minuta më vonë Immobile i vetëm përballë portierit humbi shansin e 2-0. Hyrja në fushë e Bernardeschit dhe sidomos portugezit Joao Cancelo ndryshoi lojën e bardhezinjëve të cilët u bënë më të rrezikshëm në sulm dhe ishte pikërisht Cancelo ai që barazoi në goditjen e parë në portë të bardhezinjëve.

Anësori akordoi penallti, 11-metërsh të cilin e kthehu në gol Ronaldo për t’i dhënë tre pikët skuadrës së Allegrit. Kjo ishte fitorja e 19-të në 21 takime për Juven ndërkohë që Lazio pësoi humbjen e dytë rresht dhe e sheh veten më larg zonës Champions.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ervin Bulku tregon eksperiencën më të bukur të karrierës: Moment historik edhe për shqiptarët
»
Article Logic
Execution time: 0.0046448707580566
array(1) { ["section"]=> string(53) "juventus-vuan-por-ne-fund-triumfon-ndaj-lazios-150572" }