Juventusi surprizon City-n, Reali superior ndaj Shakhtarit

Publikuar tek: sport, më 23:15 15-09-2015 Juventusi surprizon City-n, Reali superior ndaj Shakhtarit

Kanë përfunduar ndeshjet e para të fazës në grupe të Champions League. Përballje interesante ka dhuruar kjo mbrëmje për tifozët, ku veçohet ndeshja Manchester City-Juventus.

Torinezët e drejtuar nga Allegri, ndonëse nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionatin italian, kanë suprizuar anglezët me fitoren 1-2 të arritur në fushën mike.

Një autogol i Chiellinit i dha epërsinë Manchester-it, megjithatë Juventusi reagoi pas gati 20 minutash kur kroati Mandzukic barazoi shifrat. Më pas ishte Morata ai që kaloi italianët në avantazh, duke siguruar tre pikë të rëndësishme në këtë përballje.

Me tre gola të Ronaldos dhe një të Benzema, Real Madridi tregoi edhe njëherë tjetër fuqinë e tij përballë Shakhtar Donetsk. Dy gola portugezi i shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa tek ukrainasit, Stepanenko u ndëshkua me karton të kuq, duke ndikuar negativisht për skuadrën.

Rezultatet e mbrëmjes së sotme:

15.09.2015
20:45 CL Group C Galatasaray SK 0-2 Atlético Madrid
20:45 CL Group D Manchester City 1-2 Juventus FC
20:45 CL Group A Paris St. Germain 2-0 Malmö FF
20:45 CL Group B PSV Eindhoven 2-1 Manchester United
20:45 CL Group A Real Madrid 4-0 Shakhtar Donetsk
20:45 CL Group D Sevilla FC 3-0 Mönchengladbach
20:45 CL Group C SL Benfica 2-0 FC Astana
20:45 CL Group B VfL Wolfsburg 1-0 CSKA Moscow

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036803007125854
array(1) { ["section"]=> string(63) "juventusi-surprizon-city-n-reali-superior-ndaj-shakhtarit-20871" }