Këto janë rastet e ndeshjeve të ndërprera për problemet me elektricitetin (Rregullorja dhe precedentët)

Publikuar tek: sport, më 12:05 02-12-2016 Këto janë rastet e ndeshjeve të ndërprera për problemet me elektricitetin (Rregullorja dhe precedentët)

Rasti i ndërprerjes së energjisë elektrike dje në "Selman Stërmasi" gjatë derbit Tirana-Partizani nuk është i vetmi, pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe në stadiumet më me emër në botë.

Ndërkohë që Rregullorja e UEFA-s për stadiumet e Kategorive 2 dhe 3 (Ku bën pjesë Stadiumi S.Stërmasi) e thotë qartë se, një avari elektrike nga rrjeti nuk konsiderohet arsye e drejtë për anulimin e ndeshjes.

Kështu që një stadium duhet të ketë një furnizim alternativ me energji në mënyrë që të mbulojë nevojat e ngarkesave elektrike të kërkuara nga stadiumi në rast avarie të rrjetit ose emergjence. Kjo sidomos në stadiumet që perdorin prozhektorët gjatë zhvillimit të ndeshjeve.

PRECEDENTËT

19 Nëntor 2016,

Sounderland –Hull

Premier Ligë Angli

Stadiumi përfundon në errësirë të plotë pas një avarie në rrjetin elektrik në një nga përballjet më të rëndësishme të kompeticionit. Elektriciteti rikthehet sërish pas vënies në punë të rrjetit elektrik rezervë të stadiumit.

12 Tetor 2016

Venezuelë-Brazil

Kualifikueset e Botërorit

Venezuelë-Brazil ndërpritet për shkak të defektit elektrik në minutën e 74' për rreth 30 minuta. Probleme me furnizimin edhe për shkak të thatësirës në hidrocentralin kryesor.

11 dhjetor 2014

Besiktas-Tottenham:

Uefa Europa League

Stadiumi Olimpik Ataturk ( Nga më të rëndesishmit në Turqi) mbetet pa drita vetëm 8 minuta pas fillimit të ndeshjes së vlefshme për kampionatin prestigjoz të klubeve , Europa League. Tifozët krijojnë ovacione dhe lëkundin me duart lart dritat e telefonëve celularë. Energjia rikthehet 15 minuta më pas dhe pëson një shkëputje tjetër gjatë minutave shtesë. Përsëri lojtarët detyrohen të futen në tunelet e stadiumit për të pritur rifillimin e ndeshjes.

Argjentinë-Brazil

2012

Problemet me energjinë elektrike në Argjentinë prishin ndeshjen midis dy skuadrave me famë botërore duke lenë 26. 000 tifozë në kushte jo të mira ndriçimi. Arbitrat marrin vendimin të ndërpresin ndeshjen. Ekipi i Brazilit pati indinjatë dhe komentoi se klubet me kalibër si Brazili nuk duhet të përballen me problem teknike. Ironikisht në 2014 pati shumë probleme të ngjashme në Botërorin e organizuar nga Brazili, çka e bënë rastin e Argjentinës të dukej një rast sporadik.

20 dhjetor 2011

Niners-Steelers

SUPERBOWL San Francisco SH.B.A

Stadiumi i Futbollit amerikan në San Francisco mbetet në errësirë pas djegjes së një transformatori. 69 mijë tifozë mbetën në terr të plotë para fillimit të ndeshjes duke e vonuar atë me 40 minuta. Pas rifillimit të ndeshjes në periodën e dytë nderpritet sërish energjia duke shkaktuar një vonesë tjetër prej 15 minutash, deri sa autoritetet e stadiumit vendosën në punë gjeneratorët e stadiumit për raste të posaçme.

Rregullore e UEFA per stadiumet e Kategorive 2 dhe 3 (Ku ben pjese Stadiumi S.Stermasi)

Nje avari elektrike nga rrjeti nuk konsiderohet arsye e drejte per anulimin e ndeshjes. Keshtu qe nje stadium duhet te kete nje furnizim alternativ me energji ne menyre qe te mbuloje nevojat e ngarkesave elektrike te kerkuara nga stadiumi ne rast avarie te rrjetit ose emergjence. Kjo sidomos ne stadiumet qe perdorin prozhektoret gjate zhvillimit te ndeshjeve.

Artikulli 43 pika 2

Ne menyre qe ndeshja te vazhdoje ne rast avarie elektrike, nje sistem rezerve furnizimi i pavarur nga rrjeti duhet te siguroje te pakten 2/3 e intensitetit te vlerave maksimale te ndricimit.

long.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari tifoz me Partizanin shkon me garzë në studio: Shpjegon pse e bëri këtë gjest të pazakontë
Dy orë para startit të derbit, çfarë po ndodh në stadiumin “Selman Stërmasi” »
Article Logic
Execution time: 0.014294862747192
array(1) { ["section"]=> string(7) "k-61355" }