Ka 29 tatuazhe të Miley Cyrus, nuk zë dot të dashur (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:41 02-06-2016 Ka 29 tatuazhe të Miley Cyrus, nuk zë dot të dashur (Foto)

Është 43 vjeç dhe e ka trupin e mbuluar me 29 tatuazhe të këngëtares amerikane Miley Cyrus.

Carl McCoid nga Britania e Madhe thotë se kjo është arsyeja përse është ende pa të dashur. Fansi i çmendur ka harxhuar plot 2,800 paund për të vizatuar në trupin e tij portrete të këngëtares, emrin e saj dhe pjesë nga tekstet e këngëve.

12109024_497045427121901_8131124522759255795_n.jpg

E sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, duket se këngëtarja i ka thyer zemrën duke deklaruar gjatë një interviste se:

“Është një tip që ka nja 18 tatuazhe të fytyrës time dhe të gjitha janë shumë të shëmtuara”. 43 vjeçari tashmë po i nënshtrohet seancave me lazer për heqjen e disa tatuazheve dhe mbulimin e disa të tjerave. “Ndihem i lumtur që po çlirohem prej tyre”, shprehet ai.

12140812_497045413788569_148914817300520387_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01943302154541
array(1) { ["section"]=> string(61) "ka-29-tatuazhe-te-miley-cyrus-nuk-ze-dot-te-dashur-foto-42280" }