Ka besimtarë që adhurojnë Zotin, kurse në shtëpi rrahin gruan dhe fëmijët

Publikuar tek: analiza-komente, më 17:09 21-06-2016 Ka besimtarë që adhurojnë Zotin, kurse në shtëpi rrahin gruan dhe fëmijët

Nga Gilman Bakalli

Dikush u përpoq ta mbronte administratoren e kopshtit ku keqtrajtohej fëmija 3 vjeçar me argumentin se “Anjeza nuk është monstër. Ajo falet 5 herë në ditë”.

 Kjo formë argumentimi tregon se sa thellë është rrënjosur brenda nesh iluzioni i Unit si diçka konstante dhe solide. Ky pretendim përbën një nga legjendat më kokëforta të kulturës së njerëzimit.

Heronjtë e Homerit janë karaktere të paepura: Akili është guximtar dhe zemërak, Odiseja i zgjuar dhe dinak. Personazhet e përrallave të vëllezërve Grimm nuk njohin tone të ndërmjetme, ngjyra të ndërmjetme dhe as ambivalenca. Shtriga nuk njeh skrupuj dhe është gjithmonë e ligë, etj etj.).

Mirëpo në botën ku jetojmë ka besimtarë, të cilët në kishë apo xhami adhurojnë Zotin, kurse në shtëpi rrahin gruan e fëmijët; njerëz, që gënjejnë në zyrë e profesion, por nuk gënjejnë gruan; njerëz, të cilët janë të guximshëm në ambiente private, kurse publikisht heshtin dhe nuk bëzajnë. Filozofi Rousseau që nuk rreshti së predikuari të mirën, s’e kishte problem të bënte fëmijë ilegalë dhe t’i dorëzonte ato për adaptim në jetimore.

Ajo që quajmë karakter i një njeriu nuk është ilustrim i një cilësie të veçantë, por një ansambël kontradiktash.

“Uni ynë moral” krijohet nga një lojë e paparashikueshme ndjenjash, reflektimesh dhe rrethanash.

“Uni ynë moral” është po kaq pak moral sa edhe pjesë të tjera që e përbëjnë atë. Është një mozaik përfytyrimesh e imazhesh kontradiktore.

 Siç tregojnë studimet neurologjike, shqisa jonë për drejtësinë ndodhet diku në një zonë të trurit që quhet “lobusi parietal”, ndërsa empatia në “lobusin frontal”. Nganjëherë këto dy zona e luajnë topin me njëra tjetrën, nganjëherë jo. Nuk ekziston një instancë fikse e cila gjykon moralisht. Edhe ai detyrimi ndaj imazhit personal (autoimazhit) nënkupton përherë një detyrim momental ndaj autoimazhit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074059963226318
array(1) { ["section"]=> string(78) "ka-besimtare-qe-adhurojne-zotin-kurse-ne-shtepi-rrahin-gruan-dhe-femijet-44182" }