Ka diçka që nuk shkon në faqen e Bashkisë Tiranë (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:37 14-08-2015 Ka diçka që nuk shkon në faqen e Bashkisë Tiranë (Foto)

Bashkia e Tiranës, tashmë ka tre nënkryetarët e saj të rinj, Arbi Maznikun, Brunilda Paskalin dhe Isuf Shehun të prezantuar rreth 2 javë më parë nga kryetari i ri Erion Veliaj.

Por nëse dikush do të preferonte të merrte nformacion për nënkryetarët e bashkisë vetëm nga faqja e saj në internet, do të habitej prej “faktit” që nënkryetar i Bashkisë së Erion Veliajt, vijon të jetë Enno Bozdo, i cili po ashtu vijon të kritikojë kryetarin, “e tij”, Veliaj.

Vërtet Bashkia “e re” punon natë e ditë, por si ka mundësi që një punë kaq të thjeshtë, sa ç’mund të jetë editimi i emrave, dhe fotografive, nuk është bërë në dy javë? Shpresojmë që stafi i vjetër të mos ketë harruar t'iu dorëzojë fjalëkalimin e faqes.

fullqw.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13370609283447
array(1) { ["section"]=> string(59) "ka-dicka-qe-nuk-shkon-ne-faqen-e-bashkise-tirane-foto-18397" }