“Ka diçka që nuk shkon në sulm”, Mourinho bën gati goditjen e madhe në merkato

Publikuar tek: sport, më 23:58 16-12-2017 “Ka diçka që nuk shkon në sulm”, Mourinho bën gati goditjen e madhe në merkato

Manchester Undited duket se ka hambur pak ritimin e fillimit ku në 4 ndeshje shënoi më shumë se 10 gola.

“Djajtë e kuq” pasi humbën javën e shkuar në shtëpi me Manchester City e shohin veten 12 pikë pas vendit të parë. Kjo është një diferencë e madhe  dhe duhet gjetur difekti. Për trajnerin portugez Morinho, “ka diçka që nuk shkon me sulmin”.

Ishte kjo fraza që ai përdori kur u pyet lidhur me mungesën e golave në ndeshjet e fundit. Dhe në këtë repart pritet goditja e madhe e Manchester United. Ai përflitet se do të jetë as më shumë e as më pak por, Antuan Grizman. Francezi që prej disa vitesh tashmë udhëheq Atletiko Madrid, duket se po kërkon që të ndërrojë ambient dhe zgjedhja ideale do të ishte “Old Traford”.

Ende nuk flitet për shifra ekzakte, por mediat angleze flasin paraprakisht për një shifër që i kalon 150 milion euro. Në rast të një transferimi të mundshëm, në Manchester, Grizman do të gjente Lukakun si partner reparti, i cili në kohët e fundit nuk është në formën e duhur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Real Madrid ngre lart kupën e botës, Ronaldo shkruan historinë
»
Article Logic
Execution time: 0.014312028884888
array(1) { ["section"]=> string(82) "ka-dicka-qe-nuk-shkon-ne-sulm-mourinho-ben-gati-goditjen-e-madhe-ne-merkato-103357" }