Ka edhe kështu, dëbora e dendur fshehë pikën e penalltisë në ndeshjen e kampionatit gjerman

Publikuar tek: sport, më 21:00 11-12-2017 Ka edhe kështu, dëbora e dendur fshehë pikën e penalltisë në ndeshjen e kampionatit gjerman

E gjithë Europa në këtë javë është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe rreshje intensive bore e ngrica.

Më të goditurat nga kjo situatë meterologjike kanë qenë vendet e Europës qendrore, si Gjermania, Polonia, Çekia dhe Austria.

Por nga Gjeramni vjen një episod shumë interesant që ka ndodhur gjatë në ndeshje futbolli. Në përballjen mes Koln dhe Fraiburg arbitri akordoi një 11-të metërsh për vendasit.

Por ajo që ka shkaktuar probleme për gjyqtarin dhe të qeshura për shikuesit nga televizori ishte fakti se pika e bardhë e penalltisë kishte humbur. Për shkak të rreshjeve të dendura të borës ishte e pamundur për gjyqtarin të gjente pikën e penalltisë, për këtë arsye ai u detyrua që ta masë me hapat e tij.

Pas këtij momenti gazmor për telespektatorët dhe të sikletshëm për drejtuesin e ndeshjes, sulmuesi i Koln, Guirassy shënoi dhe kaloi në avantazh vendasit. 

Screenshot_24.jpg

Screenshot_25.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018809080123901
array(1) { ["section"]=> string(97) "ka-edhe-keshtu-debora-e-dendur-fshehe-piken-e-penalltise-ne-ndeshjen-e-kampionatit-gjerman-102730" }