Ka gjetur fitoren e Berishës në 2009-ën dhe fitoren e Ramës në 2013-ën, ja si i parashikon këto zgjedhje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:32 02-05-2017 Ka gjetur fitoren e Berishës në 2009-ën dhe fitoren e Ramës në 2013-ën, ja si i parashikon këto zgjedhje

Një reflektim interesant ky i profesorit, gazetarit dhe aktivistit të njohur Erion Kristo lidhur me zgjedhjet.

Ndërsa bën një retrospektivë të zgjedhjeve në vitin 2009 dhe më pas në vitin 2013, Erioni përmes ironisë parashikon edhe fatin e këtyre zgjedhjeve.

“Ishte viti 2009. PS do hapte fushatën elektorale. Djali im i madh ishte i vogël asokohe dhe donte të dëgjonte këngën e re të Ramës. Këngën e parë për Tiranen e dinte përmendësh. Edhe unë kisha kuriozitet për këngën dhe e mora për dore e shkuam diku aty te Qyteti Studenti. Filloi fushata kot më kot, po ja nisi dhe shiu. Njerëzit ja mbathen me të katra. Pak më vonë filloi fushata e PD në qendër. Shiu binte fort. Ata nuk tundeshin. Unë parashikova fitore të PD dhe mëdoli fjala.

Në 2013 ishte një hënë e plotë mavi. Unë parashikova dy dite para fitoren madhështore të PS dhe më doli fjala.

Këtë të dielë në mëngjes ra nje shi me rërë Saharaje. Ra pikërisht pas skadimit të afatit për regjistrimin e partive në KQZ. U bë pis gjithandej. Nga leximi i shenjave qiellore mendoj se do pislloset gjithcka. Shpresoj të mos më dalë fjala”, uron profesori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071439743041992
array(1) { ["section"]=> string(109) "ka-gjetur-fitoren-e-berishes-ne-2009-en-dhe-fitoren-e-rames-ne-2013-en-ja-si-i-parashikon-keto-zgjedhje-77155" }