'Ka presione dhe frikë, por protesta do të vijojë', studentja nga Shkodër jep dorëheqjen nga Këshilli

Publikuar tek: aktualitet, më 11:26 06-12-2018 'Ka presione dhe frikë, por protesta do të vijojë', studentja nga Shkodër jep dorëheqjen nga Këshilli

Një studente e Juridikut në Universitetin 'Luigj Gurakuqi' në Shkodër, Melisa Braçi, ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli Studentor pasi ky organ nuk iu bashkua protestës.

Ajo shprehet se ka pasur presione, por protesta do të vijojë dhe do të jetë masive

‘’U shkëputa për shkak të debateve të stafit drejtues dhe këshillit të studentëve në lidhje me protestën e studentëve. Shumë prej anëtarëve të bordit nuk ishin dakord që të merrnim pjesë në një protestë të ligjshme dhe e zakonshme në çdo vend të botës. Një protestë për një kauzë të drejtë ku duke marrë parasysh situatën ekonomike të Shqipërisë tarifat janë të papranueshme dhe të papërballueshme,’’ – u shpreh Braçi.

Gjithashtu ajo bëri me dije senë Universitetin e Shkodrës ka studentë që po zhvillojnë procesin mësimor, por pjesa më e madhe e tyre e kanë bojkotuar.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e studentëve, deputeti: Shihni kur të pshurret i forti kryeministër
'Lindita ik', revoltohen studentët, hedhin letra higjenike në oborrin e Ministrisë (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.004310131072998
array(1) { ["section"]=> string(104) "ka-presione-dhe-frike-por-protesta-do-te-vijoje-studentja-nga-shkoder-jep-doreheqjen-nga-keshilli-144128" }