Kabinat elektrike në bregdet “rrezik vdekjeje” edhe për elektriçistët, bizneset i kanë degraduar (VEZHGIMI)

Publikuar tek: ekonomi, më 14:43 27-06-2016 Kabinat elektrike në bregdet “rrezik vdekjeje” edhe për elektriçistët, bizneset i kanë degraduar (VEZHGIMI)

Kabinat elektike janë kthyer në rrezik për punonjësit, por jo vetëm. Biznese të ndryshme i kanë shfrytëzuar pa kriter, por nuk kanë marrë masa në mirëmbajtjen e tyre.

Pavarsisht se është investuar nga OSHEE, bizneset i kanë shfrytëzuar këto kabina duke shkaktuar amortizimin e tyre.

OSHEE prej javësh po investon në rrjetin shpërndarës së energjisë elektrike përgjatë bregdetit të Jugut për të garantuar një sezon turistik sa më të mirë përsa i takon furnizimit me energji elektrike.

Përqindjen më të madhe të aseteve në rrjetin energjetik e zë konsumatori privat, me gati rreth 53 përqind.

Për këtë arsye, për të pasur një furnizim sa më të mirë me energji, nevojiten investime jo vetëm nga ana e kompanisë OSHEE por dhe nga bizneset turistike

Në bazë të rregullores së ERE, bizneset private janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e tyre dhe ky është një proces i detyrueshëm si ligjërisht por edhe teknikisht ne përputhje me kartat teknologjike si për OSHEE ashtu edhe për përdoruesin privat .

Sic shihet nga fotot e kabinave elektrike që i përkasin bizneseve turistike në zonën e Dhërmiut dhe Himarës, mundësia e dëmtimit të rrjetit të OSHEE nga këto kategori konsumatorësh është e madhe.

Megjithëse nga ana e OSHEE, këto operatorë turistikë janë njoftuar 3 muaj më parë për të marrë masa për mirëmbajtjen e një pjese dërrmuese të këtyre kabinave, pasi gjendja e tyre nuk ka ndryshuar aspak.

Nëse nuk do të ndërhyhet, OSHEE do të procedojë me ndërprerje për të mbrojtur jetën e personelit të OSHEE dhe të komunitetit përreth, qofshin ata përdorues ose jo.

Në këtë mënyrë rrezikohet jeta e punonjësve. Në vijim fotot flasin vetë.

foto_4.jpgfoto_5.jpgfoto_1_copy.jpgfoto_2.jpgfoto_3.jpg


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026732921600342
array(1) { ["section"]=> string(108) "kabinat-elektrike-ne-bregdet-rrezik-vdekjeje-edhe-per-elektricistet-bizneset-i-kane-degraduar-vezhgimi-44726" }