Kabineti “Rama 2”, ironizon deputeti demokrat, por Ruçin e Xhafën i quan "qershia mbi tortë"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:20 28-08-2017 Kabineti “Rama 2”, ironizon deputeti demokrat, por Ruçin e Xhafën i quan

Ashtu siç pritej, ndarjet e reja të ministrive dhe posteve drejtuese në qeverinë e re “Rama 2” ngjallën shumë debate dhe reagime.

Nuk kanë munguar edhe ironitë me fjalën e kryeministrit, siç është rasti i deputettit demokrat, Luçiano Boçi. Në një postim në facebook, ai e krahason asamblenë e PS me një nga kongreset famëkeqe të PPSH, sipas tij “kur "Dulla" rendiste 10 cilësitë e komunistit, po aq sa renditi dhe ky "Tepsia".

POSTIMI I PLOTË

Në Asamblenë-Plenium, në fjalën e tij Rama deklaroi:

"Nëse do të rendisja 10 tiparet kryesore që duhet të ketë mandati jonë, duhet të ishte në krye
1. Besnikëria ndaj njerëzve
2. Vullneti (nënkupto disiplina) për të çuar deri në fund reformat”.
Këto ishin dy të parat.

Mjafton një kërkim në Google me fjalët çelës dhe të del pëpara një nga kongreset famëkeqe të PPSH, kur "Dulla" rendiste 10 cilësitë e komunistit, po aq sa renditi dhe ky "Tepsia".
Jo vetëm kaq. Dhe cilësitë janë po ato.
Bëjeni vetë krahasimin.
E njëjta retorikë. I njëjti mentalitet.
Gramozi me Xhafën duken tamam "si qershi mbi tortë".
Kjo nuk është më koincidencë!!!!!
Dy të parat ndër 10 cilësitë:
1. Anëtarët e Partisë sonë revolucionare duhet të jenë besnikë ndaj mësimeve të marksizëm-leninizmit, ndaj Partisë dhe popullit tonë......2. Komunistët duhet të jenë të pajisur me një disiplinë të çeliktë e të ndërgjegjshme, me një vullnet të hekurt për zbatimin e vijës së Partisë, të ligjeve të shtetit, për respektimin e zakoneve të mira të popuIlit.

Deliranti foli......

 

BOCI.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027596950531006
array(1) { ["section"]=> string(92) "kabineti-rama-2-ironizon-deputeti-demokrat-por-rucin-e-xhafen-i-quan-qershia-mbi-torte-90407" }