Kabo i uron ditëlindjen mjeshtrit të teatrit, Luarasi: Jetuam një kohë të vështirë por të bukur atëherë se luftuam për më shumë liri

Publikuar tek: kulture-art, më 09:36 16-09-2016 Kabo i uron ditëlindjen mjeshtrit të teatrit, Luarasi: Jetuam një kohë të vështirë por të bukur atëherë se luftuam për më shumë liri

Pedagogu Përparim Kabo i uron 87-vjetorin mjeshtrit të theatrit Mihal Luarasi.

Kabo vlerëson kontributin tij për teatrin dhe artin në përgjithësi, puna si pedagog dhe krijimtaria në art mirfilli, kritikë, dramë dhe poezi, e sjellin tingullin e tij unikal, të thellë në kulturë, elegant në të shprehur, joshës në qasjen që realizon dhe i kujton se atëherë kanë jetuar kohë të vështirë, por të bukur.

“Sot ka datëlindjen mjeshtri i theatrit Mihal Luarasi…së bashku me Edin ata janë mbyllur në qetësinë e tyre, në paqen e lodhjes nga jeta, në heshtjen që akuzon institucionet, në kujdesin e njerëzve që i duan sinqerisht gjithmonë dhe jo në mënyrë stinore. Me ta u takuam në hyrje të viteve 90-të në Budapest dhe u lidhëm me shpirt dhe me mendje që mos ndahemi më kurrë.

Kontributi tij për teatrin dhe artin në përgjithësi, puna si pedagog dhe krijimtaria në art mirfilli, kritikë, dramë dhe poezi, e sjellin tingullin e tij unikal, të thellë në kulturë, elegant në të shprehur, joshës në qasjen që realizon.

Ai sot mbush 87 vjeç. Në këta vite janë dhe vitet e burgut dhe vitet e pasburgut kur punoi si bojaxhi. Ditët e fundit më tha se është afër fundi dhe dua të të tregoi vendimin e Lidhjes së Shkrimtarëve kur më dënuan dhe më shpallën armik.

Në fund është firma e ish kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve, që ende më tha Mihali, nuk ka kërkuar një falje publike.

Jetuam një kohë të vështirë por të bukur atëherë se luftuam për më shumë liri, po jetojmë një kohë të gënjeshtërt dhe jo fort të bukur tani ku liria është udha për të fshehur historinë e vërtetë” shkruan Kabo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ne shqiptarët kemi një “gjë”, që e gjithë bota na e ka zili. Edhe BBC shkruan për të
Shkrimtarja e mahnitur mes Alpeve Shqiptare: Në Theth...Në Theth dua ta vdes »
Article Logic
Execution time: 0.58030200004578
array(1) { ["section"]=> string(136) "kabo-i-uron-ditelindjen-mjeshtrit-te-teatrit-luarasi-jetuam-nje-kohe-te-veshtire-por-te-bukur-atehere-se-luftuam-per-me-shume-liri-53091" }