“Kacifas”, Hoxha: Kush ua QEPI GOJËN sot politikanëve tanë? Një TURP i MADH ajo që ndodhi, duhet të mblidhej urgjent Këshilli i Sigurisë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:50 08-11-2018 “Kacifas”, Hoxha: Kush ua QEPI GOJËN sot politikanëve tanë? Një TURP i MADH ajo që ndodhi, duhet të mblidhej urgjent Këshilli i Sigurisë

Gazetari Artan Hoxha kritikon ashpër politikanët shqiptarë të cilët kanë heshtur sot përballë shfaqjes antishqiptare që u bë sot gjatë ceremonisë së varrimit të ekstremistit grek Kostandin Kacifa.

Hoxha shprehet se sot në Bularat ishin të pranishëm esktremistë e ushtarakë të njohur grekë.

Dy prej tyre janë ndaluar pasditen e sotme nga Policia në Gjirokastër. Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Agimit të Artë, Babis Karathanos. Lidhur me Karathanos, i cili është përfaqësues i lartë i Agimit të Artë, gazetari Hoxha u shpreh se aktiviteti i tij antishqiptar është i dokumentuar për vite të tëra.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Artan Hoxha në “Report TV”:

Personi që e derjtoi këtë është Harallamb Karathanos, apo Babi Karathanos, një personazh shumë i njohur për organizimet antishqiptare në Greqi. E kam denoncuar për 15 vite rresht. Për herën e fundit unë e kam nxjerrë atë në Himarë, në datën 8 maj, për zgjedhje, në 2011. Ishte i shoqëruar nga një grup personash të cilët ishin anëtarë të skuadrave të Agimit të Artë. Ai ka qenë shumë i interesuar për kandidatin Bollano në atë kohë.

Shfaqja e tij, ose rishfaqja e tij në ngjarjen e fundit…Edhe pse autoritetet tona kanë bërë sikur kanë mbyllur sytë, janë të njëjtat fytyra. Nuk e di çfarë duhet të bëjnë më shumë ata që autoritetet tona të veprojnë.

Nëse ne do të ishim një shtet serioz ne nuk duhet t’i linim këta që në Kakavijë. Ka edhe mundësi të jetë futur ilegalisht, pasi ai origjinën e hershme e ka shqiptare. Po ta shikoni në çdo moment ai qëndron në rreshtin e parë, ai nuk tenton të fshihet. Ka qenë deputeti i LSI Vangjel Tavo, që nuk është një deputet i zakonshëm. Nuk di çfarë duhet të cënohet më tepër që të reagojnë autoritetet.

Fakti që Babis Karathanos është shoqëruar, unë uroj që autoritetet tona ta kenë dokumentuar aktivitetin e tij. Të ndalohet, ti çohet materiali prokurorisë dhe ky person të mbajë përgjegjësi si çdo shkelës tjetër i ligjit.

Si ka mundësi që presidenti i republikës Ilir Meta, që nuk lë mal e kodër pa shkelur, ka heshtur për këtë ngjarje, nuk flet. Kryeministri që reagoi në fillim dhe u akuzua se e tejkaloi…Nuk ka reaguar. Ministri i Jashtëm, Ministri i Mbrojtjes, asnjë prej këtyre nuk ka reaguar. Sa shqiptarë më kanë marrë sot, ore çfarë po ndodh, ç’është kjo që bëhet në Shqipëri...

Shefi i opozitës nuk thotë asnjë fjalë, sot ka heshtur, nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme. Të flasë, të qetësojë njerëzit. Presidenti Ilir Meta të kërkonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Të kërkohej mbledhja urgjente e parlamentit. Si ka mundësi kush ua ka qepur gojën këtyre sot. Çfarë dreqin ka ndodhur sot në Republikën e Shqipërisë që këta njerëz kanë heshtur, kanë kafshuar gjuhën. Është një trup i madh kjo që ka ndodhur, unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë. Dhe sot në darkë ndalojë Babi Karathanos. Mes atyre njerëzve

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Babë e bijë humbën jetën në aksidentin tragjik në Korçë, autori ish kryetar komune (EMRI)
Sekuestrohen 740 hektarë tokë të përfituara përmes falsifikimit »
Article Logic
Execution time: 0.019710063934326
array(1) { ["section"]=> string(137) "kacifas-hoxha-kush-ua-qepi-gojen-sot-politikaneve-tane-nje-turp-i-madh-ajo-qe-ndodhi-duhet-te-mblidhej-urgjent-keshilli-i-sigurise-140786" }