“Kadare 2016”, vlerësohet shkrimtari Shkëlqim Çela

Publikuar tek: kulture-art, më 11:58 29-05-2016 “Kadare 2016”, vlerësohet shkrimtari Shkëlqim Çela

Fondacioni Mapo shpalli sot Çmimin Kadare 2016 për prozën më të mirë shqipe me vlerë 10 mijë euro.

Autori Shkëlqim Çela me librin me novela “Embriologji” u shpall fituesi i këtij çmimi akorduar nga Fondacioni Mapo.

Çmimi u shpall gjatë Ditëve Letrare të Razmës që u mbajtën në Razëm në datat 27--29 Maj organizuar nga Fondacioni Mapo dhe Universiteti Europian i Tiranës.

Motivacioni i çmimit: për një tekst që ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autorironije me një individualitet që u garanton këtyre tri novelave dhe autorit një hyrje në letrat shqipe.

Gjatë 3 muajve që ishte hapur thirrja konkurruan 33 autorë, nga të cilët u kualifikuan 11 autorë, në short listën e fundit ishin 7 autorë; të cilat janë: Ada Çapi me “morPhina”, Arb Elo me “Ursa Major”, Bardhyl Londo me “Qyteti i pandehmave”, Grigor Banushi me “Simfonia e pambaruar”, Mustafa Nano me “Selam aleikum, baba”, Pranvera Bekteshi me “Ora me rërë” dhe Shkëlqim Çela me “Embriologji”.

Juria ishte e përbërë nga shkrimtarë dhe kritikë; Diana Çuli, Ylljet Aliçka, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Agim Baçi, Gilman Bakalli dhe Alfred Lela.

Në votimin final për fituesin juria u nda 4 me 3 ndërmjet Vera Bekteshit dhe Shkëlqim Çelës për tu finalizuar me dhënien e çmimit për autorin e “Embriologji”.

Ceremonia për dhënien e çmimit “Kadare” do të mbahet në Tiranë disa dite më vonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inva Mula: Në Beograd më pritën si diva, emocione që rrallë i kam ndjerë
Kadare merr titullin “Komandant” nga presidenti francez në “Élysée” »
Article Logic
Execution time: 0.19637799263
array(1) { ["section"]=> string(53) "kadare-2016-vleresohet-shkrimtari-shkelqim-cela-41802" }