Kadare letër kryebashkiakes: Befasi që një grua e re si ju drejton qytetin me hije të rëndë mesjetare

Publikuar tek: kulture-art, më 08:28 29-01-2016 Kadare letër kryebashkiakes: Befasi që një grua e re si ju drejton qytetin me hije të rëndë mesjetare Shkrimtari Ismail Kadare dje mbushi 80 vjeç

Ismail Kadare, i cili ditën e djeshme festoi 80 vjetorin e lindjes në Paris, ka pasur pamundësi për të qenë present në Shqipëri dhe për tiu përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami për të qenë pjesë e festimeve në qytetin e gurtë. Por Kadare, ka dërguar një letër për kryetaren e bashkisë.

E nderuar zonja kryetare e bashkisë së Gjirokastrës,

Në pamundësi për të qenë midis jush për arsye që nuk varen prej meje, do të doja që me anë të kësaj letre t’ju shprehja gjithë falenderimin tim, gjithë emocionin dhe pse jo, mallëngjimin për ftesën e fisme, për të qenë pjesmarrës në një ngjarje të gëzueshme, që lidhet me jetën time, më saktë me 17 vitet e para të saj.

Mendoj se jam i besueshëm në qoftëse do të them se jam përpjekur të ruaj marrëdhënie të përhershme me qytetin tim të lindjes duke pasur bindjen në këtë rast, se ajo çfarë kam dashur ti jap ka qenë gjithmonë e më e paktë se ajo që më ka dhënë ai.

Ju drejtoni bashkinë e qytetit që në adoleshencën time më ka pëlqyer ta quaj të çuditshëm. Me këtë cilësim, lidhej, mesa dukej, pamja e tij e pazakontë dhe ndërlikimet që mendja ime s’i kapte dot. Që një grua e re si ju, do të drejtonte një ditë qytetin me hije të rëndë mesjetare kjo do të përbënte një nga befasitë  e tij të radhës.

Pa dashur të zgjatem do të shtoja se këto befasi ngjanin shpesh të vështira, por ato sillnin me vete fat.

Duke ju uruar gjithë të mirat, dhe duke përshëndetur nëpërmjet jush gjithë bashkëqytetarët e mi, ju përqafoj.

Paris, 25 janar 2016

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohen filmimet e xhiruara nga vetë Kadare, përpara se shkrimtari të prekte famën botërore
Aty, ku nis zëri i botës së lirë... »
Article Logic
Execution time: 0.0045690536499023
array(1) { ["section"]=> string(106) "kadare-leter-kryebashkiakes-befasi-qe-nje-grua-e-re-si-ju-drejton-qytetin-me-hije-te-rende-mesjetare-31232" }