Kadare merr titullin “Komandant” nga presidenti francez në “Élysée”

Publikuar tek: kulture-art, më 21:18 29-05-2016 Kadare merr titullin “Komandant” nga presidenti francez në “Élysée”

Presidenti francez Francois Hollande do t’i dorëzojë neser shkrimtarit Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë.

Ceremonia do të zhvillohet të hënën në orën 18:00, në pallatin Presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.

Është një ngjarje e rrallë, që vetë presidenti francez ta dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup. Duket se ky është një nderim I veçantë që I bëhet shkrimtarit shqiptar, ku nesër ai do të jetë I vetmi që do të marrë çmimin.

Burime për Opinion, bëjnë me dije se pas ceremonisë, në ambjentet e Pallatit Presidencial do të organizohet edhe një koktejl për të ftuarit, gjithashtu një rast I rrallë dhe një respekt që duket se presidenti francez e bën për shkrimtarin shqiptar.

Mësohet se në ceremoni do të ketë edhe personalitete nga Shqipëria, ndonëse ende nuk bëhen me dije emrat e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kadare 2016”, vlerësohet shkrimtari Shkëlqim Çela
Hollande ceremoni sot pasdite për nderimin e Kadaresë, i pranishëm edhe Rama »
Article Logic
Execution time: 0.017625093460083
array(1) { ["section"]=> string(69) "kadare-merr-titullin-komandant-nga-presidenti-francez-ne-elysee-41840" }