Kadare: Nuk është katastrofë edhe nëse nuk e fitoj Nobelin

Publikuar tek: kulture-art, më 19:50 10-02-2015 Kadare: Nuk është katastrofë edhe nëse nuk e fitoj Nobelin

Është përmendur shumë herë si fitues i Nobelit në letërsi, por novelisti Ismail Kadare shprehet se nuk e ka problem edhe nëse nuk e fiton atë.

Emri i tij është përmendur shpesh si një kandidat potencial për Nobelin sa “shumë njerëz mendojnë se tashmë e kam fituar”, thotë ai në një intervistë për AFP, të realizuar në Jeruzalem.

Kadare, novelisti dhe poeti më i njohur Shqiptar, ishte në qytet për të marë çmimin e Jeruzalemit, falë punës më të mirë për promovimin e lirisë të individit në shoqëri, një çmim i fituar më parë nga autorë si Arthur Miller, Haruki Murakami dhe Ian McEwan.

Për Kadarenë, koncepti i lirisë është një pjesë e brendshme e punës së shkrimtarit.

“Kjo kuptohet pa e thënë. Nëse je një shkrimtar serioz apo normal, në një mënyrë apo një tjetër je duke shkruajtur në shërbim të lirisë. Të gjithë shkrimtarët e dinë, e kuptojnë ose e ëndërrojnë se puna e tyre do të jetë në shërbim të lirisë”, tha Kadare.

“Unë vij nga vendet e pakta në botë që ndihmuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Unë besoj se numri i hebrenjve atje u rrit nga 200 në fillim të luftës, në 2000 në përfundimin e saj”, tha shkrimtari.

“Popullata gjithmonë i ka mbrojtur hebrenjtë, si në kohën e mbretërisë, në komunizëm apo edhe më pas. Kjo është arsyeja pse nuk kam menduar për këtë problem”, tha ai rreth konfliktit të gjatë me Palestinën.

Kadareja tha se “shtypi ka folur aq shumë sa që njerëzit tashmë mendojnë se e kam fituar çmimin Nobel. Nuk do të bëhem hyjnor nëse e fitoj. Dhe nuk është një katastrofë nëse nuk e fitoj”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot, një dekadë pa dramaturgun Arthur Miller
Tirana 95-vjet kryeqytet, ja aktivitetet »
Article Logic
Execution time: 0.025065898895264
array(1) { ["section"]=> string(62) "kadare-nuk-eshte-katastrofe-edhe-nese-nuk-e-fitoj-nobelin-2986" }