Kadri apo jo kadri? Ja përgjigjet EPIKE të Edi Ramës për gazetarët dhe analistët e njohur (Lista e plotë)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:05 11-01-2019 Kadri apo jo kadri? Ja përgjigjet EPIKE të Edi Ramës për gazetarët dhe analistët e njohur (Lista e plotë)

Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama përdor një term ofendues për pjesën më të madhe të gazetarëve dhe analistëve, kryesisht atyre që e kundërshtojnë, duke i quajtur “kadrinj”.

Përkufizimi i Ramës për “kadriun” është: “Kadriu është dikush që bën gjyqin e qëllimeve, që unë e di se ça ti ke në mend dhe unë prandaj ty të sakatoj. Një tjetër karakteristikë e kadriut është që të merr fjalën e ta kthen përmbys”.

E ndërsa sot në emisionin “Zonë e Lirë” gazetari Arjan Çani i ka vënë përballë një listë të gjatë me gazetarë të njohur në vend duke i kërkuar të përgjigjet nëse janë apo jo “kadrinj”, raporton Newsbomb.al.

Ja çfarë tha kreu i qeverisë për secilin prej tyre:

(Emri – Përgjigja e Ramës)

Andi Bejtja – S’është kardri, me kadrinjtë ha e pi

Andi Bushati – Ky është kadriu i kadrinjve

Arjan Curri – Arjanin do më falësh, nuk e njof

Andi Tela – Nuk është kadri

Arjan Vasjari – S’është kadri

Arlind Qorri – Kadri qorri

Armand Shkullaku – Shiko...jam i dyzuar shumë. Kur e shoh në njërin sy më duket kadri, me tjetrin s’më duket

Artan Fuga – Jam në konflikt interesi, s’flas dot, se është xhaxhai i Endrit

Artur Zheji – Arturi është Artur Kadriu

Artan Hoxha – Ka një mbiemër shumë të madh që nuk e mban dot

Baton Haxhiu- Ska lidhje fare

Ben Blushi – Drejtori i TOP-it mund t’i thuash shumë gjëra por kurrë një kadri. Është anti kadri biles

Berat Buzhala – Edhe berat edhe Buzhalë, edhe kadri edhe bukëshkalë

Besart Kadia – Ska lidhje me kadriun

Blendi Fevziu – Jo ky është mikpritës i të gjithë kadrinjve. Vet bëhet kadri kur mirëpret kadrinjtë, por në fund ia del të mos jetë kadri

Çim Peka – Çim Kadriu. Çim pik kadriu

Dritan Hila – Kadri, kadri

Eni Vasili – Kadrije, nuk shkon t’ia them, është jo kadrie

Erl Murati – Pffff, mund ta lëmë kështu seen..

Fahri Balliu – Ky më kujton mua atë, vetëm një minutë..çdo njeri pas të 40-ave mban përgjegjësi për fytyrën që ka, shikojeni, ky fyen edhe kadriun

Fatos Lubonja – Ky është Fatos Kadriu, ose Kadri Kubonja

Henri Çili – Ska lidhje me kadriun

Ilir Babaramo – Ku është Babaramo, jo jo...s...

Ilva Tare – Ilva s’ka lidhje

Lorenc Vangjeli – Ka dhe një lloj kadriu që merr çehren e...nuk është jo

Mentor Nazarko – Jo..

Mero Baze – Jo s’ka lidhje

Muç Nano – Jo nuk është kadri...

Preç Zogaj – Jo s...

Robert Rakipllari – Ky është zoti kadri, ka një lloj

Rudina Xhunga – Me rudinën herën e fundit kur e pash mu duk e paaritshme, nuk është jo

Shpëtim Nazarko – nuk është kadri

Skënder Minxhozi- Jo

Sokol Balla – Hahha Sokol Balla, jo

Ylli Rakip – Ooooo, ky është Ylli kadriu

Arjkan Çani – Kadri Arjan Çani? Jo s’je kadri

/Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama tallet keq me Kryemadhin dhe Berishën: O zot o zot, shife shife... Monika i Lulit
Në Shqipëri kudo ta lypin or zotëri »
Article Logic
Execution time: 0.0042119026184082
array(1) { ["section"]=> string(109) "kadri-apo-jo-kadri-ja-pergjigjet-epike-te-edi-rames-per-gazetaret-dhe-analistet-e-njohur-lista-e-plote-148439" }