Kafeina ka pasoja negative tek gratë shtatzëna, mund të shkaktojë abort

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:43 04-08-2016 Kafeina ka pasoja negative tek gratë shtatzëna, mund të shkaktojë abort

Kafeina ka efekte psikologjike te përdoruesit e saj, efekte këto që kalojnë nga nëna te fëmija me anë të placentës. Pyetja që ngrihet në këtë rast është së deri në ç’masë mund të shkaktojë dëm konsumimi i kafeinës gjatë shtatzënisë?

Ekzistojnë shumë teori në lidhje me rreziqet që mund t’i shkaktojë fetusit kafeina, por që nuk janë 100% të sigurta.

Kafeina gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë abort.

Shumë mjek obstetër dhe gjinekologë i këshillojnë nënat shtatzënë  që të heqin dorë plotësisht prej kafeinës, pasi konsumimi i saj gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e abortit. Shumë studime kanë treguar se ka shumë shanse që të ndodhë abort te gratë shtatzëna, të cilat konsumojnë sasi të pakontrolluar kafeine.

Një studim tregoi se nënat  shtatzënë që konsumonin 600 mg ose më shumë kafeinë në ditë, rrezikonin ta humbnin fëmijën pas javës së njëzetë të shtatzënisë.

Një studim i vitit 2016 tregoi se si gratë ashtu edhe burrat që përpiqeshin të kishin fëmijë dhe  konsumonin të paktën dy pije në ditë me përmbajtje kafeine, kishin shumë shanse që shtatzënia e tyre të përfundojë në abort.

 Kafeina mund të pengojë rritjen e fetusit.

Gjithashtu besohet se kafeina pengon rritjen e fëmijëve dhe bebeve ende të pa lindura. Për sa i përket pengimit që mund t’i shkaktojë rritjes së fëmijëve, nuk ka shumë prova, por janë kryer shumë studime që e mbështesin këtë teori për foshnjat e pa lindura.

Një studim i vitit 2008 tregoi se gratë shtatzëna që konsumonin 100 ose më shumë mg kafeinë në ditë, rrezikonin më shumë të pengonin rritjen e fetusit. Ndërsa një studim i vitit 2013 tregoi se gratë që konsumonin kafeinë kishin më shumë rrezik të lindnin fëmijë nënpeshë.

Kafeina gjatë shtatzanisë  mund të shkaktojë hiperaktivitet tek fëmijët.

Disa doktorë mund t’i paralajmërojnë nënat e ardhshme se përdorimi i kafeinës gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë hiperaktivitet te fëmijët e tyre. Por studimet e kryera mbi këtë tezë nuk e mbështesin një teori të tillë. Fëmijët e ekspozuar ndaj kafeinës kur janë në mitër, nuk janë më të rrezikuar nga hiperaktiviteti në krahasim më ata që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj saj.

Lidhja  e kafeinës  me leuceminë te fëmijët.

Një studim i kohëve të fundit tregoi se fëmijët, nënat e të cilëve pinin më shumë se 2 filxhan kafe në ditë, ishin më të rrezikuar për tu prekur nga leucemia.

Ata zbuluan se gratë shtatzëna që pinin :

Pak kafe e rrisnin rrezikun e prekjes së fëmijëve të tyre nga leucemia me 20%.

Më shumë se 2 filxhan kafe (rreth 300 mg kafeinë) , e rrisnin rrezikun te fëmijët e tyre me 60%.

4 ose më shumë filxhanë kafe (rreth 600 mg kafeinë) e rrisnin deri në 72 % rrezikun e prekjes së fëmijës tyre nga leucemia.

Besohet se kafeina ndryshon ADN e fetusit dhe e bën atë më të prekshëm nga leucemia.

Kafeina, shtatzënia dhe obeziteti tek fëmijët.

Studimi 15 vjeçar zbuloi se fëmijët e lindur nga nëna që kishin vazhduar të pinin kafe edhe gjatë shtatzënisë, kishin 89% më shumë shanse për tu bërë obezë në krahasim me fëmijët, nënat e të cilëve nuk pinin kafe. Rezultatet varen edhe nga sasia e kafeinës që nëna konsumon, sa më shumë të konsumojë, aq më i madh është edhe rreziku që fëmija të preket nga obeziteti.

Sa kafeinë duhet të konsumojmë gjatë shtatzënisë?

Kolegji Amerikan i Gjinekologëve dhe Mjekëve Obstetër  thotë se 200 mg ose më pak kafeinë në ditë nuk shkakton asnjë problem te fetusi, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë i këshillon gratë shtatzënë të mos konsumojnë më shumë se 300 mg kafeinë në ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019752979278564
array(1) { ["section"]=> string(76) "kafeina-ka-pasoja-negative-tek-grate-shtatzena-mund-te-shkaktoje-abort-48781" }