“Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla... injoranca”, gjesti i të rinjve me Migjenin revolton komunitetin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:56 24-02-2017 “Kafshatë që s’kapërdihet  asht or vlla... injoranca”, gjesti i të rinjve me Migjenin revolton komunitetin

Revoltë ka ngjallur në komunitetin e Pukës por edhe te të gjithë ata që e kanë parë këta pamje të shëmtuar.


Disa të rinj hipin sipër bustit të Migjenit dhe “Lulit të Vocërr” dhe pozojnë me dy gishtat lart. Ngjarjen e denoncon gazetari Armir Mehaj i cili thotë se ndjehet i turpëruar nga ky akt të cilin ai e quan një krim në kurriz të një qyteti.

“Sa e tmerrshme kur jetojmë me fundërrina të tilla që pretendojmë të jenë e ardhmja e këtij vendi. Sa e tmerrshme kur kjo ndodh në mesin e një qyteti nën hundët e Policisë. Sa e tmerrshme kur mendon me kë bashkjetojmë. Sa turp!!! Kurrë s’jam ndjerë më i turpëruar se sot, kur dikush më dërgoi këtë pamje me adoleshent të shthurur, që me këtë që kanë bërë, ma besoni do i ndjek gjatë si hije e këtij akti, nuk është më pak se krim në kurriz të një qyteti”, shkruan gazetari Mehaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza e Agollit i prek të gjithë këtë mëngjes: U bënë 3 javë ati im që fle e zgjohem duke lotuar
Politikani i rëndësishëm shqiptar ia shtron me fasule, turshi, qepë dhe raki (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.016525983810425
array(1) { ["section"]=> string(105) "kafshate-qe-s-kaperdihet-asht-or-vlla-injoranca-gjesti-i-te-rinjve-me-migjenin-revolton-komunitetin-69807" }