Francis Kahata pasi eshte rikthyer te Tirana ka rrefyer arsyet qe e detyruan te largohej ne qershorin e vitit te kaluar.
“ Gjate shkeputjes jam stervitur, per te mbajtur veten ne forme. E di domethenien qe ka titulli i radhes per Tiranen dhe dua qe te bej maksimumin per te arritur kete objektiv. Do te provojme cdo gje qe duhet, per ta arritur kete gje. Jam shume i lumtur per tifozet qe jane rikthyer tashme per te qene prane ekipit dhe per te mbeshtetur ekipin. E di se sa te rendesishem jane ata per skuadren dhe ne do te mundohemi qe te jemi ne lartesine e tyre per ekipin, qe te mund te marrim maksimumin gjate ketij sezoni. Me duhej qe te rikthehesha ne Kenia ne fundin e sezonit te kaluar, pasi kisha kontrate me skuadren time atje” tha Kahata.
“Me duhej qe te plotesoja dhe te respektoja marreveshjen qe kisha me to, per te qene me pas i lire. Vetem keshtu mund te behesha lojtar i Tiranes. Nuk kisha probleme, ishin vetem disa keqkuptime mes paleve. Cdo gje u zgjidh pa asnje problem dhe tashme cdo gje shkon ne rregull”, - tha futbollisti me ngjyrë i bardhebluve.