Kairo, gjendet trupi i studentit italian, u torturua për vdekje

Publikuar tek: bota, më 14:29 04-02-2016 Kairo, gjendet trupi i studentit italian, u torturua për vdekje

Trupi i një student italian që u zhduk një javë më parë në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo, është gjetur dhe ka shenja torture.

28 vjeçari Giulio Regeni u zhduk mëngjesin e 25 janarit pasi doli nga shtëpia e tij në Giza për tu takuar me shokët. Zyrtarët egjiptianë thanë se në trupin e tij janë gjetur shenja torture, të çara me thikë dhe djegie me cigare që i kanë shkaktuar një vdekje të ngadaltë.

Regeni ishte një student i Shkencave Politike të Kembrixhit dhe kishte shkuar në Egjipt për vizitë në Universitetin Amerikan të Kairos. Vdekja e tij mbetet ende mister.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033828973770142
array(1) { ["section"]=> string(67) "kairo-gjendet-trupi-i-studentit-italian-u-torturua-per-vdekje-31730" }