Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:50 31-08-2015 Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri

Kalaja e Krujës është një nga më të vizituarat në Shqipëri. Ajo zë një sipërfaqe prej 2.5 hektarë tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryfortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.

Te Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar . Në të janë pavioni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavioni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kanceleria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave etj. Në këto pavione janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072269439697266
array(1) { ["section"]=> string(68) "kalaja-e-krujes-eshte-nje-nga-kalate-me-te-njohura-ne-shqiperi-19548" }