Kalendari dyjavor në Teatro, Galeri dhe Cirk

Publikuar tek: kulture-art, më 16:37 04-04-2015 Kalendari dyjavor në Teatro, Galeri dhe Cirk Kalendari Kulturor

Për ata që duan të festojnë Pashkët pranë familjes dhe aktiviteteve kulturore mund të shfrytëzojnë fundjavën nën shoqërinë e arteve të bukura që ofrohen në kryeqytet. Në Teatrin e Metropolit do të shfaqet premiera e dramës “Arturo Ui” më datat 10, 11, 12 në orën 20:00. “Arturo Ui” e shkruar nga Breht në vitin 1941 flet për shkëlqimin e Ui, një kriminel i njohur i Çikagos. Drama vjen në skenën e “Metropolit” në formën e një shfaqjeje ku muzika e kabaresë, kërcimi dhe teknikat e arteve marciale ndërthuren me interpretimin mjeshtëror të kësaj satire politike.

Në skenën e TKOB do të jepet ditën e diel, më 5 prill, ora 20:00, një koncert nga Ansambli Popullor me titull “Pranvera 2015”.

Pikërisht në përkujtim të 50-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit dhe 140-vjetorit të lindjes së Faik Konicës, respektivisht më 13 dhe 15 mars Biblioteka Kombëtare ka përuruar ekspozitën kushtuar dy figurave të shquara të jetës kulturore, politike, letrare e shoqërore të vendit dhe kolonive të tij në botë, Noli dhe Konica, e cila do të qëndrojë e hapur deri më datë 6 Prill në këto ambjente. Kjo ekspozitë organizohet në trajtat e një albumi sekuencial, në tekste dhe imazhe, që përcjellin një nga marrëdhëniet më komplekse të botës shqiptare, një homazh admirues për dy figurat e papërsëritshme të jetës sonë kulturore e politike: Noli / Konica.

Gjithashtu, fëmijët mund të gjejnë këndin e tyre të argëtimit në Teatrin “Metropol” ku do të kenë mundësinë të njihen me “Dy çamarrokët”, Historia e derrkucit Bol, arushit Pipi dhe pulës grindavece e shkruar nga autori Llukan Xhagjika, vjen në skenë nën regjinë e Suela Xhonuzit më datë 5 prill, ora 11:00 në sallën “Çehov”.

Ndërsa në “Cirkun Kombëtar” çdo të shtunë dhe të dielë në orën 11:00 shfaqet premiera e re me titull “Surprizat e Pranverës”.

Në galerinë FAB është përuruar, ekspozita me titull “Pakohë”. Kjo ekspozitë paraqet punët e pesë artistëve të rinj: Artan Buca, Orlis Vathi, Ermal Baboçi, Julian Dëna dhe Aurel Nukaj, të cilët këtë herë sjellin punën e tyre në tablo të ndryshme pikture. Kurator i ekspozitës është Ermir Hoxha dhe do të qëndrojë e çelur deri më 5 prill.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama dhe Hashim Thaçi nderohen në Ulqin, bëhen "Qytetarë Nderi"
Lonely Planet: Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë, pamje spektakolare. Ja si të shkoni »