Kalimi i grupit, për Shqipërinë ka mbetur edhe një mundësi e vetme

Publikuar tek: sport, më 22:18 15-06-2016 Kalimi i grupit, për Shqipërinë ka mbetur edhe një mundësi e vetme

Dy humbje ndaj Zvicrës dhe Francës e kanë bërë shumë të vështirë mundësinë e kalimit të grupit për Kombëtarja Shqiptare.

Megjithatë, për kuqezinjtë shpresat nuk janë shuar plotësisht. Një fitore me Rumaninë në ndeshjen e fundit, mund ta kualifikojë Shqipërinë si e treta më e mirë. Katër skuadra që do pozicionohen në vend të tretë nga gjashtë grupe do të kualifikohen në fazën tjetër, por që kjo të arrihet, Kombëtarja duhet të fitojë ndaj Rumanisë.

Sigurisht që jo çdo gjë është në dorën tonë, pasi ndikim të madh do të ketë paraqitja e skuadrave në grupet e tjera.

Gjithsesi duhet thënë se rumunët absolutisht nuk janë një skuadër që duhet marrë lehtë. Barazimi i arritur sot me Zvicrën, i ka dhënë ballkanasve akoma më shumë siguri dhe një trepikësh ndaj Shqipërisë, i kualifikon ata automatikisht si e treta më e mirë, madje në rast të humbjes së Zvicrës në ndeshjen e fundit me Francën, Rumania mund të rrëmbejë edhe vendin e dytë.

Më 19 qershor Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur, por vetëm të futet në fushë dhe të kërkojë golin dhe pikët e para në këtë Europian. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkodran Mustafi ka një mesazh emocionues për të gjithë shqiptarët (Foto)
De Biasi flet pas ndeshjes: Nuk e merituam humbjen »
Article Logic
Execution time: 0.015341997146606
array(1) { ["section"]=> string(71) "kalimi-i-grupit-per-shqiperine-ka-mbetur-edhe-nje-mundesi-e-vetme-43644" }