Kalimi në Top Channel? Sonila Meço reagon për herë të parë: Rikthimi im do të jetë në një media të lirë...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:39 12-01-2018 Kalimi në Top Channel? Sonila Meço reagon për herë të parë: Rikthimi im do të jetë në një media të lirë...

Sonila Meço është një nga emrat më të përfolur të kohëve të fundit për një kalim të mundshëm në “Top Channel”.

Lajmi ka qarkulluar prej disa ditësh në të gjitha mediat shqiptare, por lidhur me këtë çështje ka ardhur dhe reagimi i parë nga vetë gazetarja Meço.

Në një postim në rrjetet sociale, Sonila Meço shkruan se që pas largimit nga “Agon Channel” ajo nuk ka preferuar të shkojë në asnjë media tjetër.

Gazetarja e njohur shkruan se rikthimi i saj do të jetë vetëm në media të lirë dhe jo në një “kazan”, siç i ka quajtur Rama mediat shqiptare.

“Andaj edhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi”,- shkruan Meço ndër të tjera.

Me këtë reagim Sonila Meço nuk e shpreh qartë nëse do ta shohim apo jo në ekranin e Top Channel.

Nëse kjo gjë do të ndodhte, do të ishte një rikthim, pasi Sonila Meço ka punuar edhe më herët në “Top Channeel” si spikere lajmesh.

Më poshtë postimi i plotë i Sonila Meços:

Screenshot_24.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Armando Babani i jep mesazhin e fortë vajzës infermiere që refuzoi 1 mijë euro rrogë e ushqim
Tjetër lajm pozitiv për Shqipërinë, Rama e zbulon përmes kësaj VIDEO-je »
Article Logic
Execution time: 0.018280029296875
array(1) { ["section"]=> string(108) "kalimi-ne-top-channel-sonila-meco-reagon-per-here-te-pare-rikthimi-im-do-te-jete-ne-nje-media-te-lire-106382" }