‘Kaluesi i vettingut ka lidhur kalin tek qeveria, ish ministri ironizon KPK: 'Kontakti i papërshtstshëm' paska qenë me fat…

Publikuar tek: aktualitet, më 12:22 10-08-2018 ‘Kaluesi i vettingut ka lidhur kalin tek qeveria, ish ministri ironizon KPK: 'Kontakti i papërshtstshëm' paska qenë me fat… Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj qëndrimit të KPK në seancat e Vettingut.

Sipas Manjanit KPK mban qendrim  me dy standarte në seancat e ‘famshme’ të Vetingut.

Ish-ministri ka pasqyruar rastin e dy gjyqtarëve nga Vlora të cilët u akuzuan për njohje me të njëjtin person, të ashtuquajtur “kontakt I papërshtatshëm’, por njëri nga gjyqtarët e kaloi vetingun kurse tjetri jo.

“Kaluesi” i vetting, qartësisht e ka lidhur kalin në “vendin e duhur”, pra tek qeveria.

“Ngelësi” lufton me argumente e prova”, shkruan Manjani në postimin e e tij.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Një ngjarje nga vettingu.

Dy gjyqtarë, të dy nga Vlora, të dy të akuzuar për njohje me të njëjtin “kontakt të papërshtatshëm”, njëri kalon vetting-un ndërsa tjetri jo!

“Kontakti i papërshtstshëm” paska qenë me “fat” për njërin dhe “ters” për tjetrin. Gojët e liga, sugjerojnë që “kontakti” është mik me qeverinë e sotme.

Sidoqoftë, ligjërisht ky trajtim i pabarabartë quhet Diskriminim!

Pabarazia para ligjit është rregull sundues në ligjet e pushtetit.

“Kaluesi” i vetting, qartësisht e ka lidhur kalin në “vendin e duhur”, pra tek qeveria.

“Ngelësi” lufton me argumente e prova...

Të shohim kolegjin! Por, vështirë...

OMN proteston për çdo rast, por jo për këtë!

Asnjë çudi!

RamaForma këtë fytyra ka!

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapen në Korçë 20 emigrantë të paligjshëm, mes tyre dhe fëmijë
30 vite nga vrasja e Havzi Nelës, reagon Basha: E keqja përsëritet, çfarë të zezash e presin atë popull »
Article Logic
Execution time: 0.033339023590088
array(1) { ["section"]=> string(124) "kaluesi-i-vettingut-ka-lidhur-kalin-tek-qeveria-ish-ministri-ironizon-kpk-kontakti-i-papershtstshem-paska-qene-me-fat-130698" }