‘Kam ardhur në Shqipëri të njoh fytyrat e lojtarëve’, rrëfehet Edi Reja: Kemi nevojë për ata që…

Publikuar tek: sport, më 22:21 18-05-2019 ‘Kam ardhur në Shqipëri të njoh fytyrat e lojtarëve’, rrëfehet Edi Reja: Kemi nevojë për ata që…

Tekniku i Kombëtares sonë Edi Reja u prononcua për ‘Top-Channel’ pas sfidës Tirana-Kastrioti 0-0 në ‘Selman Stërmasi’.

Italiani saktësoi se grupi aktual i lojtarëve të kombëtares do të ruhet, por premtoi se do të ketë dhe prurje të reja në radhët e kuqezinjve. 


‘Duhej t’i njihja më parë, sepse nuk kemi pasur kohën e duhur. Tani që jemi këtu duhet të njoh të paktën fytyrat, sepse mund të jenë 25 lojtarë ose 28 dhe ne kemi shumë pak kohë në dispozicion. Kështu që duhet të fillojmë të krijojmë ide të qarta. E kam një listë me 32-33 futbollistë, por është e qartë se më të favorizuarit janë ata që aktivizohen më shumë, sepse kemi nevojë për ata që janë në gjendjen më të mirë fizike.

Do të mbaj grupin aktual të lojtarëve, por padyshim që do të ketë edhe prurje të reja, sidomos të atyre lojtarëve të rinj që po i studioj. Më pas do të vendosim në një moment të dytë.

Të gjithë presin që skuadra të luajë në sulm dhe unë jam një prej tyre, por për këtë duhen elementët e duhur që duhet të marrësh në konsideratë, ndërkohë që duhet vlerësuar edhe kundërshtari që ke përballë’, tha tekniku italian Reja.

Italiani do ta nisë aventurën kuqezi me dy përballje për kualifikim në kampionatin europian të 2020-ës ndaj Islandës (jashtë) dhe Moldavinë (brenda).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025132894515991
array(1) { ["section"]=> string(98) "kam-ardhur-ne-shqiperi-te-njoh-fytyrat-e-lojtareve-rrefehet-edi-reja-kemi-nevoje-per-ata-qe-164820" }