“Kam frikë të kthehem në Shqipëri, më rrezikohet jeta”, flet “Babalja” pas lirimit nga burgu

Publikuar tek: aktualitet, më 16:52 12-10-2018 “Kam frikë të kthehem në Shqipëri, më rrezikohet jeta”, flet “Babalja” pas lirimit nga burgu

“Dëshmitari X”, “Babalja” apo Albert Veliu është lënë i lirë nga gjykata në Prishtinë. Ndonëse u ndalua dje për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri, sot gjykata në Prishtinë ka vendosur që ta lirojë nga masa e arrestit, konfirmoi për mediat avokati i tij në Prishtinë.

Në një komunikim telefonik me News24, Veliu tha se ka frikë të kthehet në Shqipëri. Në seancën e sotme gjyqësore, gjykata nuk e pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për mbajtjen nën arrest të Babales, pasi për shtetasin në fjalë vijojnë ende procedurat për azil, shpjegoi avokati. Nga ana tjetër, procedurat për ekstradimin e tij vijojnë ende.

Babalja u arrestua dje nga policia e Kosovës në një qendër të azil-kërkuesve në Prishtinë, vend në të cilin Albert Veliu qëndronte që prej muajit qershor. Veliu pretendon se në Shqipëri i rrezikohet jeta, pasi sipas tij ai ka denoncuar një rast të trafikut të drogës. Prokuroria shqiptare ka ngritur ndaj tij akuzën për “kallëzim të rremë” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama takim me Presidentin Macron: Së shpejti në...
Masakra në Mat, flet brigadieri: Koxha donte të na vriste të gjithëve »
Article Logic
Execution time: 0.013088941574097
array(1) { ["section"]=> string(93) "kam-frike-te-kthehem-ne-shqiperi-me-rrezikohet-jeta-flet-babalja-pas-lirimit-nga-burgu-137585" }