Kama e faraonit Tutankhamun është bërë nga materiale jashtë kësaj bote (Foto)

Publikuar tek: bota, më 20:41 31-05-2016 Kama e faraonit Tutankhamun është bërë nga materiale jashtë kësaj bote (Foto)

Faraoni Tutankhamun u varros me një kamë që është e prodhuar me hekur jashtë kësaj bote. Sipas një studimi të ri, tehu i hekurt është i përbërë nga material me origjinë nga hapësira.

Duke përdorur reze X me anë të ndriçimit fluoreshent jo-invaziv, një ekip studiuesish italianë dhe egjiptianë konfirmuan se hekuri i kamës i vendosur mbi kofshën e djathtë të mbretit adoleshent ka origjinë meteorike.

tumblr_niiqepmW561th9k5co8_1280.jpg

Kama e magjishme ekspozohet në muzeun e Kairos në Egjipt. Ajo është e zbukuruar me një këllëf të artë me motive zambakësh dhe me motive pendësh ndërsa në anën tjetër paraqet disa çakej. Në fund të bishtit të saj ka një dorezë të kristaltë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076092004776001
array(1) { ["section"]=> string(81) "kama-e-faraonit-tutankhamun-eshte-bere-nga-materiale-jashte-kesaj-bote-foto-42048" }