Kamer Qaka drejt Serie A, klubi i njohur interesohet për futbollistin e kombëtares

Publikuar tek: sport, më 16:46 17-01-2018 Kamer Qaka drejt Serie A, klubi i njohur interesohet për futbollistin e kombëtares

Kamer Qaka ishte një nga prurjet më të fundit të trajnerit Panuçi në kombëtaren shqiptare.

Pavarësisht skepticizmit dhe dyshimit me të cilin u prit në fillim ardhja e tij në kombëtare, Qaka i ka treguar vlerat e tij.

Pas paraqitjes së mirë me kombëtaren 'kuq e zi' dhe asaj me klubin në Rumani, për Qakën ka pasur disa oferta nga klube të njohura. Në fillim të Janarit u fol për një ofertë të Cfr Cluj në Rumani që kërkonte shërbimet e Qakës.

Por ditën e sotme portali italian i lajmeve sportive “calcioneës24” ka folur për një interesim të fortë të klubit italian të Serie A, Sampdoria për futbollistin e kombëtares shqiptare.

Sipas kësaj medie oferta e Sampdoria për Qakën shkon afërsisht në një shifër prej 1 milion euro. Megjithatë do të jenë ditën në vijim, ato që do të tregojnë nëse do të përfundojë me sukses ky operacion merkatoje.

Transfermi  të Sampdoria do të ishte një hap i madh në karrierën e Qakës, i cili deri më tani ka luajtur në klube të nivelit të dytë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E bujshme, biznesmeni i fuqishëm dhe ish-presidenti i Skënderbeut marrin klubin e njohur shqiptar
Manchester United merr sulmuesin e njohur, por shifrat në kontratë janë të frikshme »
Article Logic
Execution time: 0.016725063323975
array(1) { ["section"]=> string(88) "kamer-qaka-drejt-serie-a-klubi-i-njohur-interesohet-per-futbollistin-e-kombetares-106915" }