Një punëtor i një firme të mirëmbajtjes së rrugës ka humbur jetën pasi është shtypur nga kamioni i firmës në të cilën punonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Fier - Vlorë, pranë urës së mifolit. 36 vjeçari është përplasur për vdekje nga kamioni i firmës teksa po punonte për mirëmbajtjen e rrugës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.