Kampet e refugjatëve në Shqipëri, flet kryeministri austriak: Do të shohim

Publikuar tek: aktualitet, më 15:01 13-06-2018 Kampet e refugjatëve në Shqipëri, flet kryeministri austriak: Do të shohim Sebastian Kurz

Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar sot me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer (CSU).

Kruz deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qëndrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre, shprehet Kurz. I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se a është Shqipëria vendi ku do të ngrihen qendrat, përgjigja e tij është: “Do ta shohim”.

Der Spiegel vijon me pyetjen e vetme në artikull, me të vetmin vend të përmendur: A është Shqipëria vendi i mundshëm? Përgjigjen e jep duke cituar mediat austriake dhe kryeministrin danez, që shohin vendin tonë si të vetmen mundësi.

Austria do të marrë përsipër presidencën e BE në gjysmën e dytë të vitit. Qeveria austriake dëshiron të përqëndrohet në politikën evropiane të azilit dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet 24 vjeçari në Dibër, 2 vjet burg për kalim të paligjshëm të kufirit (EMRI)
Teza e matematikës doli para provimit të maturantëve, reagon Lindita Nikolla (DEKLARATA) »
Article Logic
Execution time: 0.0039081573486328
array(1) { ["section"]=> string(79) "kampet-e-refugjateve-ne-shqiperi-flet-kryeministri-austriak-do-te-shohim-124242" }